Shkëndija projekton elementët e së ardhmes…

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoni të Veriut, e cila drejtohet nga tekniku tiranas Ernest Gjoka, vazhdoi bashkëpuimin me Mevlan Muratin dhe Valmir Nafiun.

Më herët ndërsa kampionati është mbyllur në tavolinë, klubi firmosi kontratë me Egzon Bejtullain dhe Besart Ibraimin, ndërsa nuk vazhdoi bashkëpunimin me Çeshmexhievin, Dallkun dhe Fazli.

Njoftimi i Klubit:

Mbrojtësi i djathtë dhe sulmuesi anësorë kanë firmosur kontrata të reja dhe mbeten kuqezi edhe në të ardhmen.

KF Shkëndija komunikon zgjatjen e bashkëpunimit me dy futbollistë. Mevlan Murati dhe Valmir Nafiu kanë pranuar ofertat e drejtuesve për rinovim dhe tashmë kanë firmosur kontratat që i mbajnë kuqezi edhe në sezonin e ri 2020/2021.

Specifikisht:

“Mbrojtësi i djathtë Mevlan Murati ka firmosur kontratë të re tre vjeçare, e cila e mban atë lojtarë të Shkëndijës deri në verën e viti 2023.

Ndërkohë 1+1 vit është kontrata e re e sulmuesit të krahut Valmir Nafiu, me drejtuesit e klubit që tregojnë se vazhdojnë të mbështeten në lojtarët e dalë pikërisht nga shkolla e futbollit Shkëndija.”-shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!