Koronavirusi, Junajtid – 32 mln. humbje…
Kasaforta e “djajve” të Mançesterit ka filluar ta ndjejë mjaft mungesën e të ardhurave financiare. Të ardhurat mungojnë, ndërsa shpenzimet shtohen…
Sipas përllogaritjeve të ekspertëve kontabilistë, gjatë ndalimit të Premier League dhe periudhës së karantinimit, skuadra e Mançester Junajtid ka pësuar humbjen e 28 milionë paundëve (gati 32 milionë euro).
Ky defecitet është shkaktuar nga mungesa e ndeshjeve dhe tëp drejtat televizive, nga sponsorimet e ndryshme të skuadrës, mbyllja e dyqaneve dhe veçanërisht e stadiumit “Old Trafford”, që edhe nëse do të rifillojë Premier League, ai do të qëndrojë i mbyllur për tifozët.