Londra “Ok”, 19 qershori ristarti i Premier…

Duke nisur që nga sot, në Angli do të mund të rinisin stërvitjet e rregullta në skuadrat e futbollit, duke mos i përjashtuar edhe kontaktet e mundshme fizike. Qeveria e Londrës ka shpallur kalimin në ‘fazën 2’ të Mbretërisë së Bashkuar, çka parashikon hapjen e dyerve edhe për kompeticionet sportive.

Brenda këtij konteksi, nga të gjithë organizmat drejtuese të futbollit në ishull, parashikohet që edhe Premier League të rinisë më 19 qershor, paçka se trajnerët dhe lojtarët kërkojnë më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur, gjë mund ta shtyjë rifillimin për më fund të muajit qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!