‘Princi’ bind Premier Ligën, Njukasëlli me ‘krahë’

Klubet e elitës në Angli, muaj më parë me të mësuar se princi Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite dëshiron të blejë Njukasëllin, u hodhën në sulm duke ju drejtuar institucionëve ta ndalin këtë nismë.

“Blerja e Njukasëllit nga sauditët për 300 milion paund, duhet të bllokohet’- shkruanin mediat britanike duke ju referuar një deklarate të drejtorit të Amnistisë në Mbretërinë e Bashkuar, Kejt Alen i cili thoshte se në kohë koronavirusi, duhet të merren vendime të ftohta.

Por pas stisjes në kohë relativisht të gjatë, ka ardhur përgjigja e Premier League. “Princi i Arabisë Saudite dhe klubi i Njukasëllit, janë të lirë të operojnë mes tyre.”- thonë anglezët e Premier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!