Sulmuesi Uzuni, imazh i “Nike”!

Karriera sportive e sulmuesit beratas Myrto Uzuni njeh vetëm rritje. Madje me një shpejtësi marramendëse. Një vit më parë luante në radhët e kurbinasve të Laçit.

Talenti i tij tërhoqi vëmendjen e kroatëve, të cilët e përfshinë në radhët e Lokomotivës të Zagrebit. Ndërkohë, Uzuni jo që u përfshi, por u bë edhe një prej titullarëve të Kombëtares, duke u dalluar për lojërat e tij.

Sot, personazhi ynë, sulmuesi kuqezi i kroatëve, Myrto Uzuni, mësohet të ketë nënshkruar edhe një kontratë marketingu me gjigandin e veshjeve sportive “Nike”.

Lajmin e bën të ditur menaxheri i futbollistit, Franci Bode, nëpërmjet një postimi në Instagram, nga ceremonia e nënshkrimit të kësaj kontrate bashkëpunimi.

“Myrto Uzuni është zyrtarisht atleti i Nike që nga ky moment. I lumtur të prezantoj sponsorin e tij të parë”. shkruhej në foton e menaxherit Bode.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!