Herdi dhe Besnik Prenga, në Riga

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Ish-trajneri i Laçit, i rikthyer te Lokomotiva Zagreb, viziton të birin futbollist në Letoni. “Së shpejti, një futbollist shqiptar, në Kroaci”

Tri javët e para te kampionët e Letonisë, Riga. Herdi Prenga, mbrojtësi shqiptar që ka veshur fanelën e Kombëtares kuqezi, më herët ishte pjesë e Inter Zapreshiç në Kroaci. I formuar te Dinamo e Zagrebit, 24-vjeçari, është aktivizuar edhe me Lokomotivën e Zagrebit. Aty ku i ati i tij Besnik Prenga, ka një lidhje shumëvjeçare si drejtues dhe skaut i klubit të kryeqytetit kroat.

Herdi Prenga:

Kampionati i Letonisë ka nisur. I afruar pak muaj më parë, Prenga Junior, ka befasuar të gjithë në kampin e Rigas, teksa me lojen e zhvilluar, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e specialistëve dhe shtypit sportiv vëndas. Mbrojtësi energjik është përzgjedhur brenda tri javëve të para, dy herë në “Top listen” e çdo jave të luajtur. Synimet vetjake janë të ndihmojë skuadrën në mbrojtjen e titullit kampion dhe më pas, të shohë mundësinë për të pritur thirrjen e radhes nga trajnerët kuqezinj.

“Galopimin” e madh të Herdi Prenges, duket se e “ul”  babai i tij, Besniku. Në një prononcim të sotëm për “Sporti IM”, ish-trajneri i Laçit, ndalet jo vetëm tek performanca e të birit, por dhe te planet personale. Ish-trajneri i Laçit, do të mbahet mend gjatë në Kurbin për atë eliminim në krye të bardhezinjve, ndërsa në korrik të vitit të kaluar, eliminoi Anorthsios Famagasta të Qipros. Pas ndeshjes me Tiranen, teksa skuadra kurbinase u shthurr në 45 minutat e dyta, Besnik Prenga vendosi të largohej.

Në Letoni?

Gjëndem  në Letoni për të ndjekur djalin tim,”- nis Prenga trajner, për “Sporti IM”. Natyrisht, në rolin e skautit te Lokomotiva Zagreb, jam gjithnjë në punë, por realisht, jam në Riga për të parë se si po ecen Herdi. Ecuria? Jam i surprizuar. Në tri javë kampionat, është përfshirë dy herë në formacionin e javes. Ndihem mirë, por djalit i them, se duhet të punojë sistematikisht dhe me guxim për t’u rritur”.

Prezent në takimin Laçi – Tirana të mërkuren?

Dëshira është e madhe, por për arsye të axhendes, nuk mberrij dot. Rëndësi ka fakti që sfida e kthimit, të jetë një takim me cilësi e ego. Megjithatë e shoh shumë të vështirë një biletë për ish-skuadren time. U gabua në të vajtjes, skuadra nuk u përgjigj në pjesën e dytë.”

Pas Uzunit, cili mund të bindë Prengen për një tjetër lëvizje të futbollisteve tanë drejt Kroacisë, apo gjetkë?

Jam i bindur se në kampionatin tonë, ka shumë futbollistë që meritojnë vëmendje. Hë për hë, po ju deklaroj, se një lojtar shumë shpejt do kalojë te skuadrat e Zagrebit. Është basti im,”- deklaroi Besnik Prenga, duke folur nga Riga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!