Arsenali, e hëna i gjen në terren…
Arteta, trajneri i topçinjëve, pasi u pikas me COVID-19 dhe shërimit të plotë, ka menduar të zyrtarizojë seancat përgatitore të Arsenalit.
Lojtarët do të kthehen në seanca stërvitore të lehta, që fillojnë javën e ardhshme. Siç raporton ‘BBC Sports’, qendra sportive në Londër, Colney, do të rihapet përsëri për të lejuar lojtarët të vrapojnë individualisht.
“Lojtarët do të hyjnë në qendrën sportive, qasja do të jetë e kufizuar dhe do të respektohen rregullat e distancimit social. Të gjitha akseset e tjera mbeten të mbyllura.
Lojtarët do të udhëtojnë vetëm, do të kryejnë stërvitjen e tyre individuale dhe do të kthehen në shtëpi.“- shkruan britanikja duke ju referuar klubit.