Çelsi siguron, nuk ka ulje pagash për titullarët…
● Çelsi në Premier League i manjatit Abrahamaoviç, raportohet se nuk do iu ulë pagat futbollistëve titullarë.
Në situatën e pandemisë globale, përpos shendetit publik, interesi i klubeve të futbollit në Europë, më së shumti është lidhur me përgjysmim apo ulje pagash.
Por ka dhe nga ata klube, të cilët iu dalin në mbrojtje futbollistëve të tyre, duke mos ju cënuar aspak kontratat. Çelsi i Abrahamoviç në Premier League raportohet se futet në këtë kategori.
Vetë klubi i Londrës thotë se lojtarët e ekipit të parë nuk do të pësojnë ulje të pagave, si rezultat i diskutimeve gjatë krizës së koronavirusit, por u është kërkuar të mbështesin njerëz në nevojë për bamirësi.