PSG në garë për… Pogbanë

PSG shfrytëzon momentin dhe adreson drejt Junajtid ofertën për Pol Pogbanë. Kështu pas Realit, Juves, por dhe Interit, radha e PSG-së për të kërkuar sherbimet e mesfushorit francez.

Vlera në euro e skuadrës sheike të Parisit drejt klubit anglez, vertitet te 60 milionë. Por në këtë operacion, kampionët e Francës ofrojnë në ‘paketë’ edhe 32-vjeçarin argjentinas Angel Di Maria.

Ish-lojtari i Real Madrid, Di Maria, ka patur edhe më herët një aventurë te Mançester Junajtid, por pa mundur të shkëlqejë…

‘Djajtë e Kuq’ besohet se do ta refuzojnë paraprakisht këtë ofertë, pasi Ole Gunnar Solskjaer me gjasë, nuk është i interesuar për mesfushorin e PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!