Selimi: Rikthejmë Tepelenën

Ilir Selimi, trajneri i Tepelenës, deklaron për “Sporti IM”, se pavarësisht se ka një jetë me futbollin e luajtur dhe atë të trajnimit, nuk do të heqë dorë kurrë pa e dërguar Tepelenën në nivele të larta.

Nga magjia në fushë, ndërsa mbrojti ngjyrat e Dinamos, Luftëtarit, Tepelënes dhe ekipit tonë Kombëtar, te kurset kualifikuese për trajner, Selimi  ka krijuar  fizionominë  e “luftëtarit” që nuk e njeh dështimin.

I duhet të  dalë çdo ditë në terrën me skuadrën edhe pse kushtet në të cilat punon, nuk janë ndër më të mirat. Uron dhe shpreson që në Tepelenë, të bëhët realitet ndërtimi i stadiumit, ndërkohë që paralelisht, ngulmon të përgatisë futbollistët e së ardhmes.

“Aktualisht po luajmë në katëgori të dytë. Në skuader kam disa elementë  mjaft premtues dhe pozicioni në tabelë, na lejon të improvizojmë dhe t’i japim mundësi shumë sportistëve të tregojnë aftësitë e tyre. Edhe pse në nivele të tilla, Tepelena ka treguar se luan mirë dhe argëton.

E nisem mirë por vështirësitë që dolën rruges, na privuan të konkurojmë kreun që këtë sezon. Besoj se së shpejti  në Tepelenë,mund të nisë të ndërtohet një impiant modern sportiv. Nisur këtu, klubi ynë është me vështrimin nga e ardhmja. Shumë shpejt strategjia jonë, do funksionojë dhe ekipi do tentojë ngjitjen.

Misioni im dhe i atyre që më mbështesin, nuk mbaron shpejt. Kemi  besim se gjërat do vijnë të përmirësohen me shpejtësi. Kam një jetë me futbollin, nuk bëj dot pa atë,” – tha Ilir Selimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!