Trajneri Mema, “viktima” e Disiplinës…

Trajneri i bardhebluve të Tiranës, Ardian Mema, ka qenë “viktima” e vetme e Superiores në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës, që ka analizuar sot ngjarjet dhe sjelljet e javës së 25-të të kampionatit.

Ajo e ka ndëshkuar me 2 javë pezullim teknikun bardheblu për shkak të protestave të tij në fundin e ndeshjes ndaj Kastriotin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Pjesa tjetër e masave dhe ndëshkimeve, ka qenë për futbollin inferior.

Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KF “Tirana”, Ardian Mema, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF “Burreli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende ne fushën e lojës, bazuar në Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

3. Lojtari i KF “ Iliria”, Skënder Lilaj, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF “Përmeti”, Ermal Rizvani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i FC “Termi”, Bledar Malaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i KF “Maliqi”, Devis Mema, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit të ekipi kundërshtar, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF “Butrinti, Brunild Doka, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF “Delvina”, Dritan Mehmeti, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.

9. KF “Memaliaj”, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Termi”, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

10. Lojtari i KF “Luftëtari” U-19, Enea Kacorri, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19, Eraldo Mardedaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF “Vlora” U-19, për mos marrje masash organizative për zhvillimin e ndeshjes kundër KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 64/1/b dhe 65/4 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

13. KF “Kastrioti” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kukësi” U-19, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

14. Lojtari i KF “Besëlidhja” U-19, Xhekson Gjergji, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarët të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. KS “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kamza” U-19, në bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

16. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durrësi 04” U-19, në bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

17. KF “Vlora” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 65/3/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkates.

18. Lojtari i KF “Lushnja” U-17, Fabian Sheme, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Lojtari i KF “Apollonia” U-17, Kristo Theodhori, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20. Lojtari i KF “Osumi”, Julian Kërdhicka, për sjellje jo spoirtive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS,dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21. Pranimin e kërkesës së KF “Maliqi”. FC “Termi” për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen kundër FC “Termi”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

22. Pranimin e kërkesës së KF “Shkodra” U-19. KF “Besëlidhja” U-19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen kundër KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

23. Pranimin e kërkesës së lojtarit të “Football Republic” U-17, Klaus Tenko dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klaus Tenko vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

24. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini” , Albano Isaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Albano Isaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!