Fiton Flamurtari, skuadra del nga zona e kuqe…
Ipko: Flamurtari (Kos)- Vushtrria 2-0
Me dy gola të Shalës dhe Zeqirit në të 40′ dhe 41′ e pjesës së parë ekipi i Flamurtarit fiton ndeshjen e së hënës me Vushtrrinë.
Në fakt ndeshja duhej të zhvillohej të dielën por pas përkeqësimit të terrenit nga moti i keq, me dakortësinë e FFK-ës, u shty për sot. Klubi pati njoftuar për lëvizjen…
Ndërkaq, java e 20-të e Ipkos, nisi të premten dhe sot mbylli raundin duke afruar fizionominë e re në klasifikim.
Tri pikët e kryeqytetasëve të Prishtinës, kanë bërë që skuadra e Sunaj Keqi, të dalë nga zona e kuqe që të dërgon në ‘play-out’. Pas 4 humbjeve radhazi ky pozicion i kalon Drenicës.