Bie Drita, Gjilani i dyti…

Ballkani i Ismet Munishit, nuk di të ndalet. Në ndeshjen kryesore të javës së 21-të, kryesuesit e Ipko-s, mundën 2-0 Dritën e Gjilanit duke lënë pas rivalin e konsoliduar vendin e parë në klasifikim.
‘Humbëm një betejë, por jo luftën’ –është shprehur pas takimit kreu i klubit nga Gjilani, Valon Mureseli.
Ndërkohë Gjilani i Mezanit, fitoi me vështirësi ndaj Feronikelit 2-1.Suksesi e ngjit skuadrën tjetër gjilanase në vend të dytë me 3 pikë më pak se ‘ballkanasit’.
Sakaq, Trepça ’89, u mund nga Llapi 1-2 ndërsa Prishtina e Dallkut, mundi 3-2 Ferizajin duke kapur vendin e tretë me po aq pikë sa dhe Gjilani.
Ndeshjet e sotme në Ipko:
Ballakni-Drita 2-0
Gjilani-Feronikeli 2-1
Trepça ’89-Llapi 1-2
Prishtina- Ferizaj 3-2