Tirana, vjen trofeu i dytë në klub
Finale, Kupa e Shqipërisë U-19: Tirana U-19-Shënkolli U-19, 3-2.
Tirana U-19 mundi në një finale dramatike në ‘Air Albania Stadium’ homologët e Shënkollit me rezultatin 3-2.
Pas pjesës së parë pa gola në të 60-tën bardheblutë në avantazh pas një autogolit të mbrojtësit të Shënkollit, Uku. Tirana merr zemër dhe me Elezin dyfishon shifrat. Nuk ja del Stafa të kthejë në gol një penallti.
Periferikët e Lezhës, hapen llogaritë në të 86-tën me Markun për 2-1. Këmbëmbarë për gola të tjerë. Fillimisht talenti Stafa e dërgon rezultatin në 3-1 për vendasit teksa në të 93-tën, sërish Shënkolli U-19 gjen golin e dytë.
Festa e gjitha bardheblu. Pak ditë më parë, U-17 e Memellit, fitoi Kupën e Shqipërisë për këtë grupmoshë ndaj Partizanit U-17.