Kupa në dy ditë, hap Skënderbeu…

Të gjitha takimet ekthimit, janë planifikuar të nisin në 13:30.

Nesër merr udhë turi i dytë i Kupës së Shqipërisë. Është dueli Skënderbeu- Besa në sfidën e dytë mes tyre (Grupi B).

Korçarët fituan në Pezë-Helmës në të vajtjes 0-2 ndërsa nesër, pritet të kryejnë formalitetin ndaj Besës ndërsa me gjasë, mendjen e ka te gara në kampionat.

Ndërkohë, të merkurën luhet akti i madh i këtij turi që vjen 1/8-at.

Në Grupin A spikat takimi i kthimit mes Partizanit e Besëlidhjes. Skuadra e Sormanit me mision të vështirë pas humbjes në takimin e parë 3-0. Aq më tepër që sfida është parashikuar të luhet në ‘Elbasan Arena’.

Një tjetër takim me pritsh[ri të lartë figuron ai i Vlorës me Flamurtarit dhe Vllaznisë. Shifrat e barabartë 2-2 të përballjes në ‘Loro Boriçi’, kanë lënë ende pezull çështjen e kualifikimit për skuadrat e Superiores.

Ndërkaq, në Grupin B, po të merkurën duke nisur nga ora 13:30 tri takime të tjera. Kukësi luan në Pezë-Helmës duket se ka disi të lehtë kualifikimin me Lushnjën (0-1 e para), ndërsa Luftëtari pritet të tentojë përmbysjen ndaj Apolonisë (3-0).

Për tu ndalur te takimi më i ndezur i grupit në program në Laç. Vendasit pas humbjes 2-0 me Bylis, mund të tentojnë kualifikimin.

Ndryshe nga vjet teksa Laçi në të njëjtat situata e mundi skuadrën ballshiote në 45 minuta 3-0, këtë radhë pritet të jetë shumë e veshtirë.

Ndeshjet për 1/8

Grupi A:

Partizani- Besëlidhja (0-3),Teuta- Erzeni (3-1),Flamurtari- Vllaznia (2-2), Tirana -Kastrioti (3-1).

Grupi B:

Skënderbeu- Besa (2-0), Kukësi- Lushnja (1-0), Luftëtari- Apolonia (0-3),Laçi- Bylis (0-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!