“S’ka askush që ne na ndalon”…

Në mjediset sportive të kryeqytetit, prej kohësh ka nisur të qarkullojnë fjalët, që drejtuesit e skuadrës verilindore të Kukësit kanë vendosur që supersfidën ndaj Partizanit për javën e 26-të të kampionatit ta bëjnë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, me qëllim që “skuadra” me lojtarin e 12-të të Partizanit, të jetë sa më e vogël.

Brenda këtij “skenari”, drejtuesit e klubit kuksianë kanë rritur edhe çmimin e biletave për ndeshjen e së premtes, ku bileta më e lirë do të kushtojë 1000 lekë të rinj. Gjithashtu, për të krijuar sado pak vështirësi në lëvizjen e tifozëve të skuadrës së kuqe, ata kanë vendosur që ndeshja të nisë në orën 18:00, gjë që mund të privojë mjaft tifozë për të qenë në Shkodër.

Por reagimi i tifozerisë së kuqe ka qenë i menjëhershëm. Grupimi “Ultras Guerrils”, më fanatikët e skuadrës së “demave” shprehen, se asnjë nuk mund t’i ndalë ata që të premten të jenë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

“Pasioni i tifozerise se Partizanit nuk ka cmim, e akoma me qesharake eshte te mendosh se rritja e cmimit te biletes do ta pengoje dyndjen masive ne kete ndeshje. Kemi udhetuar me mijra kilometra atehere kur ishim ne ditet me te erreta te historise se klubit ku vec vetefinancimit te udhetimeve tona ne qytete e fshatra te larget te cdo kategorie, me aq sa mundeshim kontribonim edhe per lojtaret tane te pa paguar. Kemi sakrifikuar e vazhdojme te sakrifikojme sa here eshte nevoja. Ska askush qe ne na ndalon…”, shkruhet në njoftimin që tifozët e grupit “Ultras Guerrils” kanë shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!