Kukësi – Partizani? Ndreu hermetik

Rikthehet Superiorja, Kukësi në finalen e sezonit. Ndaj Partizanit, të premten në “Loro Boriçi”, ora 18 00

Ramazan Ndreu, në ndeshjen e vitit. Krutani i eksperiencës së madhe, do të startojë si trajner në krye të Kukësit, pikërisht në qytetin e atij që i zuri vendin – Armando Cungut. Në Shkodër, Kukësi pritës dhe kryesuesit e Partizanit, hapin serinë e ndeshjeve të javës së 26-të të kampionatit superior.

Edhe pse palët qëndrojnë në “llogore”, beteja në “Loro Boriçi”, vendos ndjeshëm ardhmërinë e titullit të 80-të kombëtar. Të kuqtë, mjafton të mos humbasin, sepse pikët që e ndajnë me verilindorët, janë 9. Tjetër histori fitorja e tyre, e cila paraprakisht, mbyll njëherë e mirë diskutimin e trofeut.

Por si vjën Kukësi në këtë ballafaqim? Ramazan Ndreu qëndron hermetik. Burime pranë Kukesit shprehen se tekniku i ri, përveç përgatitjeve intensive me të tijtë, ka kërkuar që futbollistët të qëndrojnë sa më larg mediave. Në një mënyrë, te Kukësi duket se largojnë presionin, paçka se atyre në këtë pikë të gares, iu vlen vetëm fitorja.

Në fakt, në dispozicion pas një mungese të gjatë, rikthehet Musolli. Vetë lojtari nga Kosova, ka deklaruar se ndihet thuajse 100%, duke e kaluar topin tek stafi teknik.

Por nëse Musolli përbën një bonus të madh për skemat e Ndreut, në këtë takim,të tjerë lojtarë pritet të mbushin radhët. Kështu kthehen Cuculi. Ulliam Kordiero, Rrumbullaku.


Edhe Rexhinaldo që luajti në fundjavë për Mozambikun, mund të jetë zgjedhje. Për të mos folur më tej për kualitetet dhe pritshmëritë e Rrocës, Ramës apo Shkurtajt. Hapat e gabuar në këtë fazë të gares kushtojnë rëndë. Presioni te “sfidanti”, në këtë rast Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!