Operohet Telushi, pas një muaji në fushë…

● Sipas mjekëve specialistë, mendohet që mesfushori vlonjat i të kuqve të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës në derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani

Të martën, klubi sportiv Partizani njoftoi për operimin me sukses të mesfushorit, Bruno Telushi. Fillimisht u mendua se dëmtimi i vlonjatit 27-vjeçar në ndeshjen ndaj Teutës në “Selman Stërmasi” ishte i lehtë dhe mund të rikuperohej paqenë nevoja për një ndërhyrje kirurgjikale.

Por mjekët rekomanduan dhe vendosën, që Telushi t’i nënshkrohej një operacioni në mushkëri, si mundësia më mirë jo vetëm për shmangur problemet e mëpasme shëndetësore të futbollistit, por edhe rikuperimin e shpejtë të tij.

“Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri për Bruno Telushin. Mesfushori i kuq i cili u dëmtua në takimin ndaj Teutës, i është nënshtruar sot operacionit, ndërhyrje e cila është kryer në ambientet e spitalit “Amerikan 3” në Tiranë.

Përgjatë gjithë këtyre ditëve titullari i ekipit ka qenë në kujdesin e stafit mjekësor të spitalit Amerikan, të cilët pasi kanë monitoruar gjendjen e tij shëndetësore kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje në mushkëri. Falë këtij operacioni, i cili ka rezultuar i suksesshëm koha e rikuperimi të Telushit pritet të jetë më e shpejtë nga sa parashikohej dhe tashmë mesfushori i kuq do të ndjek një program të veçantë. #RikthimTëShpejtëBruno#JemiMeTy”, – është ky postimi i klubit të kuq.

Aktualisht mesfushori i të kuqve të kryeqytetit Bruno Telushi është në një gjendje të mirë shëndetësore. Tifozët e skuadrës së “demave”, por edhe drejtuesit e Partizanit, kanë nisur të bëjnë llogaritë se kur mesfushori vlonjat do të zbresë në fushën e lojës.

E rëndësishme është që për 27-vjeçarin tani nis faza e rikuperimit dhe numërimi mbrapsht. Sipas mjekëve specialistë që kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale të Telushit, mendohet që futbollisti, pas një muaji mund të jetë i gatshëm fizikisht për të zbritur sërish në fushën e blertë të futbollit.

E sigurt, shprehen ata, në derbin e kryeqytetit, takimin ndaj Tiranës në javën e 6-të të fazës së katërt, mesfushori vlonjat Bruno Telushi do të jetë i gatshëm në dispocizion të trajnerit Gega për t’u aktivizuar në fushën e lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!