Ber Sheva nuk ngre kokë,i largohet kreut…
Eleminoi Laçin në Europa League (1-1, 1-0) gjatë verës por Hapoel Ber Sheva, nuk po gjen ‘derman’ në Izrael.
Vendi i 4-ët me 11 pikë më pak se kryesuesit e Makabi Tel Aviv, kanë përshtjelluar atmoserën në klub.
Nëse në 5 takimet e fundit në kampionat, ka regjistruar 1 fitore dhe 4 humbje, në Kupë nesër, ka provën tjetër me Ashdod që renditet i 10-ti.
Sipas informacionëve nga Izraeli, trajneri Barak Bakar, teksa drejton skuadrën nga ‘shkretëtira’ që prej 2015-ës, është vënë në epiqendër të kritikave. Dështimi nesër në Kupë, mund të sjellë zhvillime edhe në pankinë