Luhet Europa League, kalon Karabaku…

U luajtën dhe po luhën takimet e fundit kualifikuese për Europa League përpara se skuadrat të shortohën nesër në grupe.

 Kështu, Karabaku që eleminoi Partizanin në turin e parë në Champions League, si dhe pas eleminimit të vetë azerëve në turet pasardhëse nga APOEL Limasol, për të vijuar në Europa League, ka siguruar biletën për të qënë pjesë në grupe teksa ka mundur në dy takime Linfield.

Po fitues dolën edhe Kopenhagën, Selltik, Malmoe, BATE Borisov, PSV Eindhovën, Espanjol, Partizani Beograd, Sporting Braga.

Të tjerat janë duke u luajtur teksa në fund, do të mbyllë çifti Guimaresh- Steaua Bukuresht.

Ndërkohë, Hapoel Ber Sheva ish-kundërshtari i Laçit, edhe pse vajti deri në turin e 4-ët, u shpartallua nga gjigandët holandezë të Fejnordit 3-0 në të vajtjes dhe po 0-3 edhe në të kthimit në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!