Europa League, dominojnë favoritet…

Europa League, në fushë me shumë ekipe europiane në garë. Nuk kanë munguar surprizat, teksa ka patur shumë takime që kanë vajtur ‘vaj”.

Kështu Makabi Tel Aviv, ka dështuar në shtëpi duke bërë surprizën e madhe kur është mundur nga Sudava e Lituanisë. Ish kundërshtari i Partizanit Sherif Tiraspol, mundet në shtëpi, nga AIK Stokholm i Suedisë, teksa ish kundërshtari i Laçit, Hapoel Ber Sheva, vijon të bëjë paraqitje dinjitoze edhe ndaj skuadrave të forta, teksa ka barazuar në transfertë me Norkoping 1-1. Ventspils që u ndesh me Teutën sot humbi thellë në shtëpi pasi u kalua 0-3 nga Vitoria Guimaresh. Edhe Nome Kalju që kaloi Shkëndijen e Tetovës, u mund 3-1 nga Dudelanzhë e Luksemburgut. TNS që eleminoi Feronikelin, u shpartallua në Bullgari nga Ludogoreds 5-0.

Shifrat teknikë të takimeve të vajtjes:

Makabi Tel Aviv-Sudava 1-2, Ludogoreds-TNS 5-0, Antverp-Pilzen 1-0, Lokomotiva Plodviv-Strasburg 0-1, Fejnord-Dinamo Tbilis 4-0, CSKA Sofje- Zoria 1-1, Sherif Tiraspol- AIK 1-2, Nefti-Bnei Yehuda 2-2, Molde –Aris Selanik 3-0, Malmoe-Zrinjski 3-0, Haugesunds-PSV 0-1, Tun-Spartak Moskë 2-3, Mariupol-AZ Alkamar 0-0, Sparta Pragë-Trabzanspor 2-2, Pynik-Volves 0-4, Brondby-Sporting Bragë 2-4, Ventspils-Vitoria Guimaresh 0-3, Universitatea Kraiovë-Aek Athinë 0-2 (pa spektatorë), AEK laranka- KAA Genk 1-1, Astana- Valeta 5-1, Sarajeva- Bate Borislav 1-2, Rijeka- Aberdin 2-0, Norkoping- Hapoel Ber Sheva 1-1, Midtjiland-Gllazgou Renxhers 2-4, Vaduz-Eintraht Frankfurt 0-5, Austria Vienë-Apolon Limasol 1-2, Steaua Bukuresht-Mlada 0-0, Lucernë-Espanjol 0-3, Partizani Beograd- Yeni Malatiaspor 3-1, Legia Varshavë- Atromitos 0-0 Torino-Shahtjor Soligorsk 5-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!