Laço, “gardiani” kryeqytetas për Vllazninë
Kryeqytetasi Tedi Laço, i cili sezonin e shkuar ka mbrojtur portën e skuadrës së Dinamos në Kategorinë e Parë, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e Vllaznisë.
24-vjeçari Laço, së bashku me Sherrin dhe Qarrin, do të jenë “ekipi i gardianëve” kuqblu, që do të mbrojnë portën shkodrane gjatë sezonit të ardhshëm në kampionatin e Superiores.