Kukësi, përforcimi i radhës…

Një ditë nga finalja e Superkupës së Shqipërisë në program nesër në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit, Kukësi zyrtarizon futbollistin më të ri. Nënkampionët kanë nënshkruar sot me 23-vjeçarin nigerian Erhun Obanor. Mbrojtësi ka një CV të pasur dhe duket se do të ndihmojë skuadrën e Duros në prapavijë.

Klubi njofton:

Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Erhun Obanor. Qendërmbrojtësi  do të jetë pjesë e skuadrës sonë, pasi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare,  me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër”.

“Ish-kapiteni i Under-23 dhe futbollisti i përfaqësueses së Nigerisë vishet blu, pas eksperiencave me skuadrën NK Rudes në superligën kroate dhe Greuther Furth në Gjermani”, -thotë njoftimi i klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!