Testi: Teuta mundet sërish nga Laçi

Miqësore në “Niko Dovana”: Teuta-Laçi 0-2

Teuta dhe Laçi ishin skuadrat e Superiores që hapen miqësoret e verës teksa në Durrës, takimi i dy muajve më parë, u mbyll në shifrat 1-2 për bardhezinjtë e Starovës.

Sot, një javë nga starti i edicionit të ri, sërish në ‘Niko Dovana’, Shkëmbi dhe Starova, testuan gjëndjen e skuadrave përpara se të luajnë respektivisht me Bylis dhe Vllazninë.

Në fakt, pjesa e parë edhe sot ka folur për kurbinasit, teksa me Elvi Berishën (edhe në takimin e parë testues shënoi një gol në min. 73)  kanë gjetur golin e mbyllur në avantazh.

 Në pjesën e dytë, edhe pse Teuta u përpoq më shumë, janë sërish djemtë e Starovës që shënojnë të dytin. Këtë radhë është Damian Gjini, ai që i ka dërguar në dy shifrat për kurbinasit. Rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.

Formacionet fillestare:

Teuta: Frashëri, Arapi, Kuro, Shkalla, Todorovski, Aleksi, L. Beqja, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, Nikaç.
Trajer: B. Shkëmbi

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Lushkja, Berisha, Xhixha, Nuabueze
Trajner: S. Starova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!