Andrea Marko: Dekorata ime, mirënjohja…

Ish-mesfushori i Dinamos brilante të viteve ’80, Andrea Marko, duke folur për “Rubrika Sportive” në Radio Tirana të moderatores Erga Kruja, deklaroi se Sherif Tiraspol është i vështirë, por Partizani ka shumë shanse për të kaluar.

Më pas ish-mesfushori, i pyetur lidhur me një dekoratë të mundshme nga Presidenti i Republikës, tha se dekorata më e mirë mbetet ajo që të jep sportdashësi i asaj kohe, duke lënë për të kuptuar se e pret një mirënjohje të tillë.

Partizani sa shanse ka për të kaluar?

11 milione euro buxheti i Sherifit, do të jetë e vështirë. Uroj që Partizani të na dhurojë atë që të gjithë dëshirojmë, kalimin e turit në Europa League.

Kur do dekorohet Marko?

Brezi ynë e mban mend mirë. Kam pas vlerat e mia si te Dinamo, Shpresa apo Kombëtarja. 12 vite pa u ndërrur në një ndeshje futbolli, më inkurajon ende dhe sot. Vlerësimi është sa na përshëndesin, apo falenderojnë në rrugë për atë që kemi bërë në fushë.

Pjesa e dekormimit është bërë disi mbrapsht. Organizon një përvjetor Vllaznia, apo Flamurtari, jepen çmime, sepse klubet kanë propozuar diçka. Dinamo, ka patur shumë futbollistë të zotë, mjeshtra. Numri 10? E kisha qejf që i vogël, e prisja numrin me gërshërë dhe e vija në kanatiere, por s’ka shumë rëndësi ky fakt.

Brez i “persekutuar’? Ndonjë subvencion, apo shpërblim për atë që keni dhënë brezi juaj?

Luajtëm futboll e humbëm rininë, ka thënë Bekenbaur. Kam një fakt dhe nëse më lejoni po e them. Te dekorimi Demollarit, pata dy presidentë në ceremoni. Ju drejtova Presidentit Meta. I thashë jeni dy presidentë, njëri na ka mbush me “letra” (e ka fjalen për Duken), ju, a keni mendu me na dhënë ndonjë lek (me humor).

U dekorua Mujo (Muhedin Targaj) dhe e meriton. Presidenti i Republikës është pro sportit. Është avantazh. Por ne nuk jemi të organizuar si futbollistë apo ish-futbollistë, në kuptimin që s’kemi një sindikatë dhe ky është një problem“,- tha ndër të tjera Andrea Marko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!