Dinamo, rrezikohet jeta e teknikut rumun

Java e dytë e kampionatit rumun, ka nisur me një prag tragjedi, ndërsa në mesin e pjesës së parë trajneri i Dinamos së Bukureshtit, është përfshirë nga një gjëndje e vështirë infarti.

Eugen Nagoe, tekniku i kryeqytetasve, u këput pa ndjenja dhe të gjithë vrapuan drejt tij për të kuptuar se çfare po ndodhte. Ambulanca dhe stafi mjekësor i dhanë ndihmën e shpejtë.

Pas përmendjes, pati ovacione pikërisht nga ata që kanë kërkuar largimin e Nagoe. Pas disa minutave, edhe takimi ka ristartuar.

Për statistikë, ndeshja shtëpiake e Dinamos me Universitatea Krajovë, përfundoi 0-2 me gola të shënuar nga Barbut 35′ dhe Roman në të 67′. (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!