Kampioni i botës, në gjendje të rëndë…
Karlos Bilardo, ish-trajneri i Argjentinës, kampione e botës më 1986, është shtruar në spital në një gjendje të rëndë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më pare në kokë.
Ish-trajneri argjentinas, 81 vjeç, është shtruar në repartin e terapisë intensive në Institutin e Diagnostifikimit në Buenos Aires para 48 orësh.
Për Bilandon kjo ishte ndërhyrja e dytë në kokë në më pak se një muaj, siç raportojmë mediat argjentinase, si dhe të afërmit të trajnerit, i cili gëzon një reputacion të veçantë në Argjentinë.