Targaj, ‘Mjeshtër i Madh’

Muhedin Targaj, ish-futbollisti i Dinamos dhe i kombëtares së Shqipërisë, është dekoruar sot nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.

 Ceremonia për dhënjen e titullit ‘Mjeshtër i Madh’, për qëndërmbrojtësin nga Tepelena, Muhedin Targaj, është zhvilluar në ambientet e Presidencës teksa në sallë, ka patur shumë nga ish lojtarët e famshëm të Dinamos, ekipeve të Tiranës, Partizanit dhe atij kombëtar.

Targaj, në fjalën përshëndetëse, ka falenderuar Presidentin z, Meta dhe më pas, ia ka dedikuar këtë trofe, brezit të artë të futbollistëve të viteve ’80.

Targaj, fitoi me Dinamon 5 tituj kampionë dhe 3 Kupa të Republikës (sot të Shqipërisë). Më parë ‘Mujo’, kishte marrë titujt Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i Merituar i Sportit, Qytetar Nderi i Memaliajt, Qytetar Nderi i Tepelenës, Legjenda e Futbollit Shqiptar, Nderi i Sportit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!