Fitoi europianin, Olmo ‘hero’ në Zagreb

Dani Olmo, kampion i Europës me Spanjën deri në 21 vjeç, kurorëzuar në 30 qershor në Itali, në finale ndaj Gjermanisë U21, është pritur si hero te skuadra Dinamo Zagreb.

21 vjeçari shënoi golin e dytë në finale duke ndihmuar Spanjën drejt triumfit, dhe ky fakt por dhe paraqitja mbresëlënese e djaloshit të lindur në Terrasa, ka krenuar tifozerinë e Dinamos. 

Në fakt, kampionati kroat startoi dje me derbin Dinamo- Lokomotiva, ndërsa Olmo mori ovacione të shumta dhe buqeta me lule nga organizatorët.

Futbollisti i dalë nga akademia e Bracelonës, është pjesë e Dinamo Zagreb  prej  disa edicioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!