Liverpul zgjedh pasuesin e Klop, në ‘Anfield’ vjen Arne Slot
Luajti një finale Conference League me Romën (25 maj 2022) me Fejnordin e tij në ‘Air Albania Stadium’, ndërsa tekniku i holandezëve ka kopsitur sot kontratën e punësimit të ri me ‘Reds’
Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpul që nga edicioni i ri 2024/2025. Trajneri aktual i Fejnord do të mbërrijë në Anfield për të zëvendësuar Jurgen Klop i deklaruar që nga janari se do të largohet.
Marrëveshja e kompensimit, një hendek për t’u kaluar, është nënshkruar midis Fejnord dhe klubit nga Liverpuli teksa gjithçka është fiksuar. Madje deri në detajet kontraktuale për Slot.