Havertz zyrtarizohet te Arsenal
Lëvizjeve të shumta të merkatos së verës në Europë i bashkohet gjermani Kai Havertz. Ai është një lojtar i ri i Arsenalit, i cili nis aventurën e re po në Londër.
Nga Çelsi teksa luajti për 3 sezone, 24 vjeçari spostohet në veri të Londrës për të kontribuar për ekipin e Mikel Artetës për shumën e afro 80 milion eurove.
Ai nënshkroi me nënkampionët e Anglisë ditët e fundit dhe konfirmoi fanellën me numrin 29 edhe në aventurën e tij të re.Njoftimi zyrtar i Topçinjve ka mbërritur në rrjetet sociale:
We keep moving forward.
— Arsenal (@Arsenal) June 28, 2023
Kai Havertz is a Gunner ❤️ pic.twitter.com/76j5BStw9e