Dështoi te Juve, Vlahoviç drejt Çelsit

Dushan Vlahoviç është një nga lojtarët me të cilët Juventus do të tentojë të fitojë para gjatë gjithë kësaj vere. Çelsi është klubi që ka shfaqur më shumë interes deri më sot për lojtarin serb 23-vjeçar.

Në fakt, sulmuesi e ka derën e daljes nga ‘Zonja e Vjetër’ të hapur duke nisur nga nga 1 korriku. E gjithë kjo pasi numri 9 bardhezi nuk ka dhënë performancën e pritur që pas mbërritjes nga Fiorentina për vlerën e 85 milionë eurove.

Sidoqoftë me afrimin e Mauricio Poçetinos te stoli i bluve, dyert e ‘Stamford Bridge’ duken të hapura për ballkanasin. Klubi londinez ka gati afro 80 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Juve ka në dorë të veprojë në kohë…

Ndërkohë drejtori Xhuntoli kërkon ta zëvendësojë me të riun danez Rasmus Hojlund të Napolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!