PSG përcjell yjet me humbje, feston Nantë për…qëndrimin
U luajt akti i fundit, zbardhen verdiktet e Ligue 1. Bie Okser, invazion festiv në Nantë (video)
Në ndeshjen e fundit sezonale por me titullin e garantuar, Parisi rezervon për Mesin dhe Ramosin, humbjen 2-3 ndaj Klermon.
Në javën e 38-të është Renës që zë vendin e katërt, i vlefshëm për kualifikimin në Europa League, duke mposhtur Brestin 2-1.
Lilë, e cila nuk kalon 1-1 me Trojes, duhet të mjaftohet me vendin e pestë, që do të thotë Liga e Konferencës. Okser u rrëzua ndërsa u mund 1-3 nga Lens, ndërsa Nantë me fitoren 1-0 ndaj Angers mbeti në Ligue 1. PSG e mbylli duke humbur 3-2 ndaj Klermon.
Sakaq, Azhaksio (tashmë e zbritur nga kategoria) merr një kënaqësi të fundit në Ligue 1, e cila mposht me vështirësi 1-0 Marsejën. Skuadra e Tudorit (ndeshja e fundit në stolin e OM), zotëroi topin për 90 minuta, por vendësit kaluan në minutën e 88-të falë golit të Vidalit.
Humbje shokuese për Lion, i cili ra 3-1 në Nice. Kuqezinjtë kaluan me tre gola përpara, ndërkohë që shkurtoi diferencën Lion për 3-1 final.Rikthim i bukur nga Montpelje ndërsa përmbys Reimsin 1-3. Fiton dhe Lorient 2-1 ndaj Strasburgut.
The scenes of celebration at La Beaujoire as Nantes clinch safety on the final day, with their first win since February.
— Get French Football News (@GFFN) June 3, 2023
📽️@BastChev pic.twitter.com/Q902EDOlmJ