Play Out/ Këlcyra ia del, Tepelena humb nga “harta”
Tepelena humbi ndeshjen finale për play out në Kategori të Dytë. Sot ndaj Këlcyrës në sfidën e zhvilluar në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjës, ekipi i Selimit u thye nga Këlcyra në shifrat 1-3.
Takimi nisi me dy gola të skuadrës sfiduese shënuar nga Shele dhe Hasa, ndërsa Gjyla shkurtoi diferencën për tepelenasit në minutën e 24-ët.
Në pjesën e dytë, ndeshja u bë e paparashikuar ndërsa tensioni në fushë me tre kartonë të kuq vertetuan ashpërsinë e një dueli të ndezur (Kalemi e Havaraj u ndëshkuan për Tepelenën, ndërsa Trimi për Këlcyrën).
Goli i Balliut vulosi suksesin 3-1 të Këlcyrës që siguroi kështu vendin e e saj në Kategorinë e Dytë në edicionin e ri.