Shkumbini ‘gurgullon’, Kasa merr klubin e Peqinit

Gjatë ditëve të fundit u fol për një afrim te Erzeni por të shtunën Ali Kasa u zyrtarizua te Shumbini i Peqinit në Kategori të Dytë. Pasi peqinasi kishte paraqitur projektin ambicioz në Bashkinë Peqin akordi nuk ka vonuar dhe klubi e ka prezantur menjëherë. Ndërkohë Hetlem Çapja do të jetë trajneri i skuadrës. Në prezantim dhe drejtori teknik Haki Çekiçi.

Klubi shkruan në Facebook:

Sot ne prani te Kryetarit te Bashkise Peqin z.Bukurosh Maci,Deputetit z.Sajmir Hasalla dhe Administratorit te klubit z. Lorenc Hasbajrami u be prezantimi i drejtuesve te rinj menaxhues te KF Shkumbinit z. ALI Kasa si Donatori kryesor i ekipit Peqinas si dhe stafit me te cilin ai do te punoje. Kompania “Water&co” do te jete aktualisht drejtuesi zyrtar i Shkumbinit te ardhshem.Te pranishem ne kete takim prezantues ishin Hetlem Capja trajneri i ri i shkumbinit, lojtare peqinas dhe nga qarku afrime te reja por edhe kontribues nga sezoni kaluar, Te pranishem gjithashtu edhe z Haki Cekici (Drejtori teknik i ekipit)Aranit Ballhysa (Trajner i portiereve)Albert Greca (Drejtues menaxhimi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!