Gallatasaraji shpallet kampion në Turqi

Emra të njohur Mata, Ikardi, Muslera, Mertens, Olivera por dhe Milot Rashica laurohen me titullin kampion.

Gallatasarai u kurorëzua kampion i Turqisë për herë të 23-të në historinë e tij. Pasi mposhti sot Ankaraguçu 4-1 me dy golat e Mauro Ikardit, skuadra e Okan Buruk, fitoi matematikisht titullin me dy ndeshje para fundit .

Suksesi i Fenerbahçes ndaj Antaljasporit ishte për statistikë. Pas derbit me Fenerbahçn javën e ardhëshme, Gallatasaraji në të fundit ka në kalendar Hatajsporin, i cili prej kohësh listohet i tërhequr nga kampionati dhe është e sigurt që fitorja 3-0 në tavolnë do t’i mundësojë zyrtarisht titullin.

Ndërkohë pjesë e kampionëve të rijn të Turqisë figuron edhe futbollisti shqiptar Milot Rashica.

Në sezonin e tij të parë me Gallatën (huazuar nga Noruiç) Rashica ka fituar titullin e kampionit të Turqisë.

Ndeshja e gjeti aktiv teksa Rashica edhe sot u shfaq protagonist duke dhënë asistin te goli i parë i Ikardit. Ai ka shnëuar në 29 takime plot 6 gola e ka dhënë po aq asiste./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!