Hoxhallari gol me vlerë sezonale te UTA Arad

Mbrojtësi kuqezi shënon me kokë një gol vendimtar. UTA fitoi 0-2.

Në ndeshjen e parafundit në kampionatin rumun mes Mioveni dhe UTA Arad sot mbrojtësi Erjon Hoxhallari kthehet në protagonist absolut i ditës.

Ish mbrojtësi bardheblu i Tiranës realizoi golin e ndeshjes teksa për Arad goditi në shenjë ne të 63′-ën duke i dhënë avantazhin të tijëve.

Në fakt mbrojtësi kujtohet edhe për gola të tjerë të rëndë pasi jo vetëm me Tiranën me të cilën ka fituar trofe por dhe bluzën e Laçit ka shënuar një gol me vlerë kualifikimi në të vajtjes me Anothsios Famagusta për Europa League.

Sakaq UTA po lufton për mbijetesë teksa kjo fitore e largon përfundimisht nga zona e kuqe e rrëzimit direkt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!