Nuhiu zyrtarisht trajner te Shkëndija Tetovë

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Mes të tjerave në faqen zyrtare të klubit shkruhet:

“Kampion me Shkëndijën në vitin 2011 dhe fitues i kampionatit dhe Kupës si trajner me Dritën e Gjilanit, Ardian Nuhiut i besohet bankina e kuqezinjëve.

Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon emërimin e Ardian Nuhiut si shef i stafit teknik të KF Shkëndija. Kryesia dhe tekniku 44 vjeçar kanë firmosur kontratë 2 vjeçare, me çka Nuhiu edhe zyrtarisht fillon punën si trajner i Shkëndijës.”

Ish trajneri i Dritës në Kosovë ka firmosur kontratë 2 vjeçare me tetovarët detajet e së cilës ende nuk janë zbardhur.

Nuhiu:

“Ndjehem shumë mirë që jam këtu. Nëse si futbollist arrita që vitin e parë të fitojmë titull, atëherë edhe projekti të cilin e kemi shpalosur këto ditë që kemi biseduar me drejtuesit ka qenë realisht bindës.

Personalisht jam gati për këtë sfidë të re.

Do të ndërtohet një skuadër shumë e fortë për të qenë gati në sfidat në Evropë, pastaj të futemi në kampionat”, tha Ardian Nuhiu, pas firmës mbi kontratë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!