Magani: Lushnja kalon Valbonën dhe mbetet në Kategori të Parë…

  • Lushnja me histori në futbollin shqiptar duhet të fitojë “play-out”-in nesër në ‘Elbasan Arena’ (16:00) me Valbonën, që të mbetet në Kategorinë e Parë.

Verdhejeshilët kanë vuajtur shumë këtë sezon dhe që të shpëtojnë kategorinë, lipset të fitojë ndeshjen shtesë me tropojanët ndërsa veriorët fituan ndeshjet “play-off” të Grupit A në Kategorinë e Dytë. Fituan biletën ndaj Veleçikut në Vorë (2-1).

Për “Sportiim.al” një nga “veteranët” e Lushnjës, Endrien Magani deklaroi sot:

“Ne e mësuam kundështarin, me të cillin do të ndeshemi në ndeshjen shtesë vetëm pak çaste pas përfundimit të kampionatit të rregullt. Pas barazimit me Skënderbeun e mbyllëm kampionatin në vëndin e 9-të dhe mësuam që Valbona kishte fituar me Veleçikun. Pra, nuk kemi patur shumë kohë.

E vlerësojmë këtë kundështar, që arriti deri këtu. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë mirë. I kemi shfrytëzuar këto ditë, për të qënë gati për këtë finale. Kemi punuar, jemi stërvitur. Është një ndeshje që vlen sa një sezon.

Do të bëjëm maksimumin, do t’i shprehim të gjitha mundësitë tonë, që ekipi ta kalojë me sukses dhe më mbetet në Kategorinë e Parë. Të realizojmë objektivin tonë dhe të kënaqim tifozët tanë të shumtë që presin me padurim fitoren tonë”, tha Magani.

Ndërkohë pas seancës së fundit stërvitore, lushnjarët janë grumbulluar në Elbasan, ku nesër në orën 16:00 do të luajën sfidën në “Elbasan Arena”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!