Sot/ ‘Play Off’ dhe ‘Play Out’, e Para nis në të ‘nxehtë’

Flamurtari- Apolonia dhe Tomori- Korabi janë dy sfidat e zonës ‘Play Off’ të Kategorisë së Parë.

Nga: Erga Kenga

Me formulën e 3-ta me të 6-ën dhe e 4-ta me të 5-ën, kjo fushatë në inferiore, do të nxjerrë skuadrën e tretë të së Parës e cila do ketë mundësi të përballet me vendin e 8-të Abissnet Superiore për një vend edicionin e ri në Superiore (një takim në fushën e skuadrës së Superiores).

Kështu, sot në Vlorë me start orën 16:00, dy skuadrat e njohura në takimin e vetëm mes tyre. Dukshëm favorit Flamurtari i Longos të cilit për të kaluar në finale i bëjnë punë fitorja por dhe barazimi (klasikimi më i mirë në kampionat).

E njëjta situatë në Berat ndërsa Tomorit vendas i mjafton të mos humbë me Korabin për të shkuar në finale të këtij play off-i. Finalja më 28 maj me FSHF-në e cila pritet të zyrtarizojë impiantin.

Ndërkohë po sot në orën 16:00 ndeshja Lushnja-Valbona. Për fazën play out, skuadra e Klevis Dalipit, do luajë këtë finale me tropojanët në “Elbasan Arena’ me synimin për të shpëtuar sezonin. Nga ana tjetër Valbona kërkon promovimin në Kategori të Parë.

Ndërkaq sfida e dytë play out i përket takimit të ditës së premte në Rrogozhinë. Burreli-Pogradeci është çifti që do të prodhojë skuadrën e fundit që merr biletën e 12-të të Kategorisë së Parë.

‘Play Off’, Kategoria e Parë:

16:00

Flamurtari- Apolonia

Tomori- Korabi

‘Play Out’, Kategoria e Parë

16:00

Lushnja-Valbona (në Elbasan)

Burreli-Pogradeci (të premten në Rrogozhinë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!