Zekaj nis punë te Egnatia
Egnatia, një ndër skuadrat më në formë të momentit, pasi ka siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë (luan me 1 qershor me Tiranën) dhe mban zonën europiane nga kampionati (vendi i 3-të), po punon intensivisht për të përmirësuar imazhin edhe në organizim.
Sot presidenti i klubit Agim Demrozi ka shtuar në hallkat drejtuese të rrogozhinasëve me statusin e drejtuesit mediatik, z. Xhevdet Zekaj.
Më herët, gazetari i njohur përpos shkrimëve të shumta sportive, rolit të analistit në media të ndyshme, ka kryer këtë pozicion edhe te blutë e Dinamos.
Tashmë Egnatia me financa të shëndosha, impiant modern dhe një grup cilësor duket se po ingranohet gjithnjë në model europian të përparuar./Sportiim.al/