Perez para Verstapen në Baku, në poduim ngjitet edhe Leklerk
Pas Arabisë Saudite, vjen sukesei i Azerbajxhanit: Serxho Perez fiton në Baku ‘Çmimin e Madh’ në Formula 1 në këtë garë të 4 të botërorit 2023.
I dyti kampioni i botës holandezi Maks Verstapen i cili pasi parakaloi në xhiron e tretë Leklerk (nisur nga pole) mori kryesimin por më pas humbet epërsinë duke u futur në bokse para se Safety Car hyri në pistë për një ndalesë të gjatë në pistë të De Vries.
I kaluar për herë të dytë nga Verstapen, Leklerk përfundoi i treti, duke evituar rikthimin e Alonsos në podium me spanjollin që i’a kishte dalë në tri garat e mparshme sezonale.
Ferraristi tjetër Karlos Sainz mbyll një fundjavë të komplikuar në krye të pesëshes, duke e mbajtur Mercedesin e Hamiltonit pas. Lenc Stroll i shtati përpara Rasëll i cili në xhiron e fundit regjistroi shpejtësinë më të lartë duke fituar pikën ekstra.