Verstapen vrastar, fiton Çmimin e Madh në Amerikë

Holandezi e nisi garën nga vendi i nëntë, ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit falë një rikthimi fantastik.

Dy pilotët e Red Bull, Maks Verstapen dhe Serxhio Perez mbyllin dy vendet e para ë garës së 5-të sezonale në Majemi. Holandezi arrin i parë duke marrë edhe pikën e pistës ndërsa meksikani vjen i dyti duke demostruar se skuderia austriake mbetet absolute në këtë botëror të F1.

Për herë të katërt në pesë gara Fernando Alonso me Aston Martin përfundoi në vendin e 3-të Nga ana tjetër, një garë shumë e komplikuar për Ferrarin: Sainz përfundoi në vendin e 5-të pas Mercedes-it të Rasëll ndërsa monegasku Leklerk në vendin e 7-të pas Hamilton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!