Freund: Bajerni në krizë, të martën pikë kulmore

Bajerni afroi nga Çelsi Konrad Laimer ndërsa kërkon afrimin e Herri Kejn në verë. Klubi zien nga problematikat e stisura së fundi.

Mes ndryshimit të trajnerit të Bajern Mynih, largimit të thuajse të sigurtë prej Ligës së Kampionëve dhe zënkës Sadio Mane-Lëroi Sane, ish mbrojtësi i Pancerave Stefën Freund, trazoi shpirtrat e klubit bavarez.

Ai e sheh trajnerin Tomas Tuhel të përballet me sfida të vështira.

“Kjo tregon pak se çfarë po ndodh brenda ekipit. Tregon gjithashtu pse Tomas Tuhel nuk është menjëherë i suksesshëm sepse ka probleme brenda ekipit”, tha 53-vjeçari në një intervistë.


Edhe pse Tuhel kohët e fundit është përpjekur të moderojë skuadrën e tij, deri tani trajneri i ri nuk ka mundur të bëjë shumë për të trajtuar konfliktet e trashëguara.

Pas humbjes 3-0 ndaj Mançester Sitit (ChL), diferencat e opinioneve në shtëpinë e Bajernit do të përshkallëzoheshin më tej të martën teksa pritet prëballja e kthimit me Qytetarët. Më tej thuhet se Sadio Mane e ka goditur në fytyrë shokun e skuadrës Leroi Sane.

“Kjo mosmarrëveshje mes dy lojtarëve tregon se skuadra mund të jetë thellë në mosmarrëveshje. Sidomos kur gjërat shkojnë keq, kjo tregon nëse një ekip qëndron së bashku. Dhe FC Bayern nuk po e bën këtë për momentin”, tha Freund në analizën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!