Shtutgart shkarkon Labadia-n dhe emëron Hënës

Nëse në Paris janë duke ëndërruar afrimin e Zhoze Murinjos në verë, te Shtutgart në Bundesligë, ka zhvillime në pankinë.
Klubi gjerman njoftoi shkarkimin e Bruno Labadia dhe emërimin e njëkohshëm të Sebastian Hënes si trajner i ekipit të parë. Marrëveshje deri në vitin 2025. Ky është trajneri i katërt i sezonit për Shtutgart të cilët përveç Labadia-as drejtoheshin nga Pelegrino Mataraxo dhe Majkell Vimer.
Shtutgart pas 26 javëve gjëndet në fund të renditjes së Bundesligës me pesë pikë larg zonës së shpëtimit dhe dy pikë larg asaj të zonës play out.
Sebastian #Hoeneß übernimmt mit sofortiger Wirkung als Cheftrainer des VfB Stuttgart. Er unterschreibt einen ligaunabhängig gültigen Vertrag bis zum 30. Juni 2025. Gleichzeitig trennt sich der VfB Stuttgart von Bruno Labbadia.#VfB | Zur Meldung 🗞️⬇️ https://t.co/vwQI7ddcS0
— VfB Stuttgart (@VfB) April 3, 2023