Rikthehen ligat europiane, Majorka pret baskët e Osasunës

Ndeshjet e fushatës kualifikuese “Euro 2024”, luajtur në një javë, i kanë lënë vendin sfidave të ndryshme në kampionatet elitare në Europë.

Kështu nga sot, Bundeliga, Ligue 1 dhe La Liga, rikthehen me nga një takim të vetëm për të vijuar të shtunën dhe të dielën me kalendarin reciprok të tyre teksa dhe Premier League angleze dhe Serie A italiane do të servirin sfidat e tyre.

Ndërkaq në Gjermani sot në fushë Eintraht Frankfurt-Bohum (20:30) për xhiron e 26-të të Bundeligës.

Majorka- Osasuna me fillim orën 21:00, ngre siprain e javës së 27-të në La Liga Santander. Liga 1 e Francës (java e 29) po në 21:00 ofron përballjen Olimpik Marsejë-Montpelje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!