Barça fiton klasikën, Juve thyen Interin

sportiim2

Kanë përfunduar dhe tre supersfidat e fundit në Spanjë, Itali dhe Francë. “El-Clasico” emocionuese dhe e luftuar që në fund shkon për katalanasit. Gjithçka vendoset në shtesë.

Barcelona i finalizon në portën e saj rastet që po krijonte në start me Araujon që i jep avantazhin madrilenëve në minutën e nëntë të takimit.

Sakaq, Kurtua ia del të rezistojë deri në sekondat e fundit të pjesës së parë kur Roberto e ndëshkon atë me golin e baraspeshës.

Edhe në pjesën e dytë mundësitë më të pastra i kanë katalanasit, edhe pse në minutat e fundit madrilenët rizgjohen. Për t’u përmendur dhe goli i anuluar i Asensios që shkaktoi jo pak polemika për poziciononin, por në fund VAR-i vendosi të zhvlerësonte gjithçka.

Në shtesë, heroi i kuqebluve bëhet Kesi që shënon golin e fitores, dhe jo vetëm, pasi kjo fitore e thellon akoma më shumë diferencën mes ekipeve në renditje dhe i bën katalansit ta shohin veten akoma dhe më afër titullit kampion.

Sakaq, Serie A mbylli javën me derbin Inter – Juventus. Zikaltërit u mposhtën minimalisht në shtëpi me golin e minutës së 23′-të të shënuar nga Kostiç. Nrkohë, Paredes dhe D’Ambrosio u ndëshkuan me të kuq në sekondat e fundit të sfidës.

Reims – Marsejë ishte e fundit ndeshje në program për javën e 28-të të Logue 1. Marsejë ia doli të fitonte me përmbysje duke u ngjitur në vendin e dytë me 59 pikë, 7 larg kryesuesve të PSG-së.

Rezultatet:

La Liga: Barcelona – Real Madrid 1-1

Serie A: Inter – Juventus 0-1

Ligue 1: Reims – Marsejë 1-2

?>