Euro 2024/ Anglia mposht Italinë, Kejn në histori sikundër…Ronaldo

Sulmuesi i Anglisë arrin kuotën e 54 golave, Ronaldo 197 ndeshje me Portugalinë

Startuan sot ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 që do të zhvillohet më Gjermani. Që në ditën e parë nuk munguan supersfidat, siç ishte ajo mes Italisë dhe Anglisë në “Diego Armando Maradona” të Napolit.

Kampionët në fuqi të Europës u mposhtën në shtëpi nga anglezët në shifrat 1-2. Rajs dhe Kejn shënuan në pjesën e parë për Anglinë, ndërsa Retegui vetëm sa ngushtoi diferencën dhe zgjoi shpresën te vendasit.

Italianët provuan të shfrytëzonin avantazhin numerik pas daljes me të kuq të Shou 10 minuta nga fundi, por rrjeta e Pikford u mjaftua vetëm me një gol.

Anglezët udhëheqin Grupin C së bashku me Maqedoninë e Veriut që siguroi 3 pikë ndaj Maltës. Ballkanasit fituan 2-1 duke e nisur këtë aventurë në mënyrën e duhur, me përjashtim të kartonit të kuq të Milevskit në shtesë.

Grupin H, Danimarka kaloi Finlandën falë Hojlund, teksa me fitore e nisën dhe Sllovenia e Irlanda e Veriut. Dalin pa pikë nga sfidat e para Kazakistani dhe San Marino, dy skuadrat më pak favorite në këtë grup.

Sa i përket Grupit J dhe sfidave të sotme, Portugalia bindi me fitoren e pastër 4-0 përballë Lihtenshtejnit. Nuk mund të mungonin golat e Kristiano Ronaldos që ishin dy në këtë ndeshje të parë kualifikuese.

Sakaq, Bosnje-Hercegovina mposhti 3-0 Islandën, ndërsa i vetmi barazim erdhi nga takimi Sllovaki – Luksemburg.

Kualifikueset, Euro 2024

Grupi C:
Itali – Angli 1-2
Maqedoni e Veriut – Maltë 2-1

Grupi H:
Kazakistan – Slloveni 1-2
Danimarkë – Finlandë 3-1
San Marino – Irlandë e Veriut 0-2

Grupi J:
Bosnje-Hercegovinë – Islandë 3-0
Portugali – Lihtenshtejn 4-0
Sllovaki – Luksemburg 0-0/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!