Parashikimet, Shqipëria jashtë ‘Euro 2024’

Argumentët mund të mos mjaftojnë për t’ja dalë. Gjithësesi, parashikimi për skuadrat përfaqësuese që shkojnë në Euro 2024 vjen me Porugalinë si favorite kryesore. Pasojnë Zvicëra, Kroacia dhe Spanja.

Kualifikimet e Euro 2024: Katër skuadra kanë të paktën 90 për qind shanse për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian 2024 me Portugalinë në krye, një analizë e Gracenote Nielsen ka zbuluar emrat përpara kualifikimeve që fillojnë sot.

Studimi tha se kampionët e 2016-ës, Portugalia ka shanset më të mëdha për të kaluar në finalet e 2024 me 96% e ndjekur nga Zvicra (90%), Kroacia (90%) dhe Spanja (90%).

Kombëtaret janë të ndara në 10 grupe me dy të parat që kualifikohen automatikisht në finalet europiane që do të priten nga Gjermania, e cila automatikisht kualifikohet si vend pritës.

Portugalia, e trajnerit Roberto Martinez, është në të njëjtin grup kualifikues me Bosnje-Hercegovinën, Islandën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Lihtenshtejnin.

Belgjika, Danimarka, Holanda, Polonia, Serbia, Franca, Republika Çeke, Italia, Anglia, Hungaria, Suedia, Uellsi, Sllovenia, Norvegjia, Rumania dhe Bosnja janë skuadrat e tjera që pritet të përfundojnë në dy vendet e para.

Euro 2024 do të ketë 24 ekipe të ndara në gjashtë grupe. Gjermani organizatore dhe tri bileta që dalin nga Play-off-et e Nations League plotësojnë pazëllin me 24 skuadra.

Kombëtaret që llogariten se shkojnë në Gjermani 2024:

1 PORTUGALI 96%

2 ZVICER 90%

3 KROACIA 90%

4 SPANJË 90%

5 BELGJIKË 88%

6 DANIMARKË 88%

7 HOLANDË 87%

8 POLONI 86%

9 SERBI 86%

10 FRANCË 86%

11 REPUBLIKA ÇEKE 82%

12 ITALI 78%

13 ANGLI 77%

14 HUNGARI 74%

15 SUEDI 58%

16 UELLS 53%

17 SLLOVENI 46%

18 NORVEGJI 44%

19 RUMANI 42%

20 BOSNJE-HERCEGOVINË 40% /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!