Besa tri pikë në Pukë, Korabi merr pikë në Orikum
Tomori thyen Besëlidhjen, Luzi 2008 i konsoliduar…
Startoi sot java e nëntë e Kategorisë së Parë. Ndeshja mes Tërbunit dhe Besës u fitua minimalisht nga kavajasit të cilët ngjiten në vendin e tretë me 15 pikë.
Mjaft e luftuar përballja në Lushnje mes lushnjarëve dhe Luzit 2008. Skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova barazoi me vështirësi ekipin nga Kavaja mes polemikave dhe përplasjeve në tribuna.
Në sfidat e tjera, Oriku dhe Korabi u ndalën në barazim 1-1, ndërsa Tomori mposhti Besëlidhjen në shifrat 2-1.
Kategoria e Parë, Java 9:
Tërbuni – Besa 0-1
Lushnja – Luzi 2008 2-2
Oriku – Korabi 1-1
Tomori – Besëlidhja 2-1/Sara Gjidiaj/